Mozzik “rreshtohet” në Sheshin Skënderbej për faljen e namazit të Fiter Bajramit (FOTO LAJM)

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa është shfaqur mëngjesin e sotëm në Sheshin Skënderbej, duke falur namazin e Fiter Bajramit.

Fotografitë Mozzik i ndau edhe në rrjetet sociale.

Ai gjithashtu ka uruar edhe të gjithë shqiptarët, duke shkruar “Për hajër Bajramin”.

Kujtojmë që Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga ajo se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, kështu për ta festuar së bashku këtë festë.