Pak ditë më parë, Mozzik ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Të dua”, një dedikim për të bijën Hana. Por duket se dhe e vogla e ka dëgjuar këngën dhe ka dijeni të plotë se i dedikohet asaj.
Së fundmi, reperi Mozzik e ka ndarë në Instagram një video më të voglën e tij, teksa kalojnë kohë me njëri-tjetrin.
View this post on Instagram
PJESË NGA BISEDA:
Hana: Ka bërë babi një këngë për mua!
Mozzik: Si e ka emrin kënga?
Hana: Të dua!
Mozzik: E unë kë e dua?
Hana: Mua.
Mozzik ka lansuar këngën më të re e cila titullohet “Të Dua”, ku kjo këngë i është dedikuar vajzës së tij, Hanës. Në këtë këngë, reperi ka shprehur keqardhje për faktin që nuk ka mundur të ishte pranë saj, pasi ai dhe Loredana janë ndarë.