Motra e Pëllumb Metës bën deklaratën tronditëse: Blerina është monster, ajo mund të ketë vrarë edhe nënën time

Motra e Pëllumb Metës, Lutfie Muka, ka folur në lidhje me vrasjen e vëllait, ngjarje e cila tronditi opinionin edhe në lidhej me përfshirjen e tre fëmijëve të tij në krim dhe faktin që ende nuk është zbardhur e plotë dinamika e ngjarjes.

Motra e Pëllumbit, ka deklaruar se viktima ka qenë një njeri familjar që punonte shumë për të siguruar jetesën për familjen.

“U hodh baltë me të padrejtë mbi familjen dhe vëllanë tim.

Mostra dhe familjarët e saj (Blerina) nuk mund të hedhë baltë mbi të.

Vëllai im ka qenë punëtor, i urtë, i sjellshëm, familjar ne maksimum. Nuk mund të jesh baba i mirë vetëm kur je 24 orë me fëmijët, sepse dikush duket të punonte. Blerina ka pasur në dorë të gjithë kohën e mundshme për t’i kthyer nga vetja fëmijët.

Ka qenë ajo që i rriti sepse vëllai im ka punuar ditë e natë që t’i siguronte jetesën. Ai kishte parë botë me sy, kishte emigruar që me eksodin e parë dhe u kthye vetëm kur na ndërroi jetë nëna”.

Me Blerinën janë njohur me shkuesi. Ajo i dha fëmijëve shkollën e krimit.

Motra e Pëllumb Metës, deklaroi se Blerina ua nxiu jetën prindërve të saj.

Sipas saj, Blerina nuk i ka shërbyer aspak babait të saj, aq sa i ati i saj është detyruar që të largohet nga banesa.

Më tej, ajo tha se Blerina ngjan me nënën e saj, e cila akuzohej se ka vrarë vjehrrën e saj.

“Blerina ishte një monstër, që detyroi babanë tim të ikte nga shtëpia. Nuk ia lante njëherë rrobat siç ishte për t’u larë. Babai im ka bërë kasolle, që të mos jetonte me të. Blerina ua nxiu jetën prindërve të mi. Ajo është monstër. Duhet të japë llogari për së paku 1 javë. Edhe nënën besoj se ajo ma ka mbytur.

Ndoshta ajo ua ka nxjerrë të keqen prindërve të mi, për shkak se ka qenë e pakënaqur, që prindërit e saj e kanë martuar me shkuesi. E ëma e Blerinës ngjante me të. Nuk shfaqin as pendesa se janë me probleme. Edhe arma që u gjet nuk është e Pëllumbit. Ajo është mësuesja e krimit, ajo është për t’u dënuar për shumë vepra, mori në qafë dhe kalamajt”, deklaroi motra e Pëllumb Metës.

Motra e Pëllumb Metës, i cili dyshohet se u vra nga tre fëmijët e tij, ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së saj.

“Duke e ditur se çfarë sjellje kishte djali i madh. Në Europë nuk është fushë me lule, për çdo gjë do mund. Ai ishte mësuar me luks. Duke ditur se me ça merrej djali, ca pinte, direkt më shkoi mendja aty. Te djali më shkoi mendja, ai pinte drogë. Nuk donte të punonte. S’e di se ku i gjente lekët. I gjetëm shoferë kamioni, por nuk pranoi se iu duk rroga e vogël. Babai i kërkonte llogari fëmijëve, kjo nuk është bullizim. Jam shokuar. Nuk mundesha ta besoja. Isha jashtë, s’më treguan si fillim. Kemi qenë në shok total. Kur erdha e mësova. Nuk u lejonte që të shkoja te shtëpia. Kam shkuar një ditë më pas. Çfarë të shihja, (qan). Çështja duhet të hetohet deri në pikë të fundit, pse e kanë lënë nënën e vetë të lirë? Si mundet! Është e pamundur, një femër, Hygerta, aq e brishtë, s’ka mundësi që të bëjë të tilla krime një person me libra në dorë. Unë them s’e ka bërë ajo, e ka zënë taksirati, ose janë jashtëtokësorë, monstra, s’ma bën goja me thënë se janë pjella e vëllait tim. Dy rrugë janë; nëna, ose djali i madh, dy të tjerët i ka zënë kusuri. Nuk e kam parë fare Blerinën. Djali i xhaxhait më tha; Bëhu e fortë, është gjetur i vdekur. Me Blerinën nuk jam parë, se ka qenë në polici. Dje kemi mësuar diçka të re për vajzën e madhe. Që kur e kam parë atje, se ka lidhje me njëra-tjetrën. Edhe kur vdiq baba, ka ndenjur 5 javë në spital. Ka ardhur vetëm Amarildo dhe vëllai. E ëma ka ngulur këmbë që vajza mos të merrte pjesë në varrim, ajo ka ardhur nga krushqia me zor në varrim”, tha ajo për News 24.

 


Shtuar 1.03.2024 14:10