Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shënkoll.
Bëhet me dije se një motor ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shtyllën, ndërsa fatkeqësisht ka ndërruar jetë shoferi 40 vjeç, i cili ishte polic në burgun e Shënkollit.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi rrethanat e aksidentit të rëndë./albeu.com