Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Reggio Emilia në Itali. Një 36-vjeçar nga Napoli qëndroi 6 orë në arrati para se të binte në prangat e policisë për shkak të ushtrimit të dhunës dhe për vrasje në tentativë.
Ai është identifikuar si Ferdinando Russo dhe ngjarja ndodhi pasditen e djeshme. Pak pas orës 14:00, ai hyri në një lokal ku punonte gruaja e tij, e goditi me grusht dhe nxori një armë dhe qëlloi banakierin shqiptar që të mos bënte asnjë veprim, raportojnë mediat italiane.
Sipas hetimeve, dyshohet se Russo të ketë vepruar nga xhelozia, por mbetet ende e paqartë se ku e ka hedhur ose fshehur armën që kishte me vete.
Sipas asaj që është rindërtuar përmes dëshmive të të plagosurve dhe disa klientëve, Ferdinando Russo hyri brenda lokalit, nxori armën dhe qëlloi disa herë. Dy plumba goditën në këmbë shqiptarin, i cili ishte edhe menaxheri i lokalit. Më pas shkoi tek gruaja duke e qëlluar në fytyrë, ndërsa më pas iku me një automjet tip “Nissan Qashqai” me ngjyrë të errët.
Russo mori me vete djalin e tij 17-vjeçar dhe qëndroi së bashku me të në arrati. Por në mbrëmje, u bind që të dorëzohej në polici dhe pranoi gjithçka kishte ndodhur.
Russo nuk është emër i panjohur për drejtësinë pasi në dhjetor të vitit 2007, u arrestua për tregtinë e kokainës në Novellara. /tch