Këtë të premte, Shqipëria pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Në Ultësirën Perëndimore do të mbizotërojnë kthjellimet, ndërsa në zonat malore të Lindjes dhe Juglindjes do të ketë herë pas here vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Vranësirat pritet të sjellin reshje shiu, përgjithësisht me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten.
Të lidhura
None found
Në majat e maleve, nga verilindja në Juglindje, parashikohen reshje bore kryesisht të dobëta.
Era do të fryjë nga veriu dhe Verilindja me shpejtësi 8 m/s, ndërsa përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 18 m/s.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2–4 ballë.

