MOTI/ Situata e paqëndrueshme vazhdon edhe ditën e nesërme

Situata e paqendrueshme që ka përfshirë vendin në ditën e sotme është pasojë e kalimit të masave më të freskëta dhe të lagështa.

Në afatin kohor nga mesnata deri në mesditën e nesërme reshjet e shiut e përkohësisht shtrëngatat e shkurtra do të jetë prezente si pasojë e qarkullimit të së njëjtave masa. Më të prekura do të jenë pjesa bregdetare dhe zonat e ulëta. Më tej moti do të vijë drejt kthjellimit.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në ballë.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 14°C deri në 29°C

zonat e ulëta 16°C deri në 33°C

zonat bregdetare 18°C deri në 31°C


Shtuar 26.08.2021 23:27