MOTI/ Reshje të herëpashershme me intensitet të ulët, çfarë na pret ditën e nesërme?

Ditën e Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash.

Në relievet malore në veri mbi 300 metër dhe juglindje mbi 800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar. /albeu.com

 


Shtuar 10.01.2022 23:43