Moti në Kosovë, parashikimi për 5 ditë (FOTO LAJM)

Mot i ndryshueshëm në fundjavë dhe ditëve të para të javës së ardhshme. Të hënën më ngrohtë dhe më shumë intervale me diell.

Në ditët e fundjavës pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell. Ditën e shtunë priten edhe të reshura shiu, që gjatë ditës mund të shoqërohen edhe me bubullima.  E ditën e diel megjithëse do të ketë edhe vranësira, gjasat janë më të ulëta për të reshura.

Të lidhura

None found

Sipas Prishtina Weather e hëna fillon me mot më të qëndrueshëm dhe me intervale më të gjata me diell.  Nga e marta sërish mot i ndryshueshëm e me erë, ku priten edhe mundësi për të reshura shiu.

Cilësia e ajrit edhe gjatë ditëve të ardhshme mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera mesatare, por në kushte të motit më të kthjellët dhe me diell, ditën e hënë do të arrijë edhe në vlera shumë të larta, e në këto kushte preferohet ekspozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

– Në mëngjes kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu.  Pasdite vranësira dhe diell, me rrebeshe shiu dhe bubullima.  Në mbrëmje më pas priten kthjellime.

16.05 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

17.05 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.  Herë-herë me vranësira kalimtare, por pa mundësi për reshje.

18.05 – Vranësira dhe intervale me diell.  Ditën me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

19.05 – Më freskët, pjesërisht vranët e me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rritjes ditën e diel e të hënë, nga e mërkura në rënie.  Minimalet luhaten nga 7C deri 10C, e të mërkurën mund të zbresin në 5C.  Maksimalet deri të hënën rriten prej 18C, të shtunën, në 24C, mirëpo të mërkurën zbresin sërish në 18C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-10m/s, e nga dita e hënë me hove edhe deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike mbetet paksa e ulët nën vlera normale, me tendencë të rritjes nga mesi i javës së ardhshme.


Shtuar më 14.05.2021 23:04

Tags: ,
kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş