Vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike në prag të kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik.
Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash hera-herës të dendura në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe përgjatë vijës bregdetare deri mesatar në formën e shtrëngatve. Në relievet malore reshje shiu të dobta. Në orët e vona të mbrëmjes parashikohet shtim i intensitetit të reshjeve edhe në formën e stuhive.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 9°C deri në 22°C
Në zonat e ulëta 13°C deri në 27°C
Në zonat bregdetare 16°C deri në 26°C