MOTI/ Kështu pritet të jenë kushtet atmosferike për ditën e nesërme

Ashtu si sot, edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 1dhe 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Zonat malore 4°C deri në 26°C

Zonat e ulëta 7°C deri në 31°C

Zonat bregdetare 10°C deri në 29°C


Shtuar 23.09.2021 23:27