Për shkak të situatës meteorologjikë të përkeqësuar ditët e fundit të këtij muaji është ndaluar dhënia e lejeve për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Për ata me pasagjerë dhe anijet e tjera nuk ka kufizime.
Njoftimi:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për ditët në vazhdim në datat 26, 27, 28, 29, 30.11.2021 në drejtimin Jug-JugLindje dhe JugJugPerëndim në forcën 4-5bft brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft 10-15m/s deri në 7-8 bft / 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 3.50 metra. ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS. ANIJET PASAGJERE DHE ANIJET E TJERA NUK KANE KUFIZIME./albeu.com