Moti i keq ka mbërthyer disa vende të Europës, me stuhi dhe reshje shiu e dëbore.
Një prej këtyre vendeve është edhe Milano në Itali, ku shpejtësia e erës shkon deri në 90 km/h.
Si pasojë janë rrëzuar pemë të shumta në rrugët e qytetit, ndërsa po ashtu, janë thyer dhjetëra xhama dyqanesh e godina të tjera.
Dëme ka pasur edhe në stacionet e transportit publik, ku janë shkëputur një pjesë e mbulesave të çative.
Dy persona, një burrë dhe një grua, janë përplasur nga një pemë në Rho. 64-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin Niguarda.
Ai ka pësuar dëmtime në bark, këmbë dhe shpatull, ndërsa 66-vjeçarja është lënduar në shpinë dhe në gju. Ajo u dërgua në dhomën e urgjencës në Rho, e ka marrë vetëm disa shenja të lehta./albeu.com/