Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin, kjo është bërë shkak që në disa zona të ketë rrëshqitje dherash.
Si pasojë e motit të keq ka patur rrëshqitje dheu në fshatin Dushar në Korçw, ku është duke u rrezikuar gjithashtu shembja e urës.
Kjo situatë është krijuar nga reshjet e shirave që kanë përfshirë juglindjen e vendit ditëve të fundit ndërkohë që në terren kanë zbritur punonjës së ndërmarrjes së rrugëve që po bëjnë të mundur largimin e këtij masivi dherash që rrezikon seriozisht urën e fshatit e në këtë mënyrë izolon dhe qindra banorë.