Moti i keq ka gjunjëzuar Evropën Perëndimore, Xhaçka: Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas situatës emergjente në Europën Perëndimore nga reshjet e dendura të shiut që kanë shkaktuar deri tani mbi 50 të vdekur. Me një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se është e pikëlluar për humbjen e jetëve dhe situatën atje duke shprehur mbështetjen e saj për të prekurit dhe familjet e të ndjerëve.

“E pikëlluar thellë nga humbja tragjike e jetëve pas përmbytjeve tragjike në Berlin, Belgium, Germany dhe TheNoherland. Zemra dhe mendja jonë shkon te të prekurit dhe familjet e tyre”- shkruan Xhaçka.

Të lidhura

None found

Ndërkohë të paktën 42 njerëz kanë humbur jetën në Gjermaninë Perëndimore dhe shumë të tjerë janë zhdukur.Të paktën gjashtë të tjerë kanë vdekur në Belgjikën fqinje dhe qyteti i Liège u ka kërkuar të gjithë banorëve të largohen. Reshjet rekord në pjesë të ndryshme të Evropës perëndimore kanë bërë që lumenjtë kryesorë të shpërthejnë brigjet e tyre.


Shtuar 15.07.2021 16:58