Moti i keq që ka përfshirë vendin fqinj Greqinë ka bërë që rrugët e qytetit te kthehen në lumenj të rrëmbyeshëm ndërkohë që raportohet për përmbytje në disa qytete.
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara dhe me erëra të forta kanë shkaktuar rënien e pemëve në Selanik duke lënë pa energji elektrike dhe disa lagje. Sipas mediave greke, moti i keq ka përshirë Selanikun dhe zonat përreth dhe ishullin e Thasos.