Orët e fundit, qarku i Korçës është përfshirë nga reshje të shumta shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa elektrike, duke sjellë kushte të rënduara atmosferike në këtë zonë.
Si pasojë e intensitetit të reshjeve, është ulur ndjeshëm dukshmëria, ndërsa lëvizja e automjeteve është bërë më e vështirë në aksin Korçë–Pogradec, si edhe në kahun e kundërt, ku drejtuesit janë përballur me kushte të pafavorshme qarkullimi.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve dhe burimeve vendore, deri në këto momente nuk ka raportime për dëme materiale apo incidente të shkaktuara nga rrufetë.
Ndërkohë, situata po mbahet nën vëzhgim, teksa kushtet e motit pritet të mbeten të paqëndrueshme edhe në disa zona të juglindjes së vendit.
