Moti i ftohtë me akull e dëborë, ISHP këshillon qytetarët: Lëvizni me kujdes dhe shmangi orët e vona

Instituti Kombëtar i Shëndetit, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë disa këshilla për qytetarët sesi të tregojnë kujdes në mot të keq.

Njoftimi i ISHP

Udhëtimi në kushtet e motit të ftohtë, dëborës, akullit dhe ngricës.

Gjatë stinës së ftohtë  kushtet atmosferike, si: mjegulla, shiu, dëbora dhe akulli e vështirësojnë drejtimin e automjetit.

Për këto arsye, për të shmangur rreziqet gjatë lëvizjes me makinë, është mire që të respektohen kufijtë e shpejtësisë.

Ka disa tregues specifikë të cilët duhet të kihen parasysh:

informohuni për motin përpara udhëtimit;

nuk rekomandohet lëvizja pa zinxhirë;

evitoni në maksimum lëvizjet në orët e vona, e sidomos natën.

Mjegulla e bën rrugën më të padukshme, ul shikueshmërinë dhe zvogëlon mundësinë e frenimit në asfalt. Në këto raste:

ulni shpejtësinë;

ruani distancën;

mbani dritat gjithnjë ndezur.

Siguria gjatë udhëtimit duhet të jetë pjesë e kulturës sonë…

Në ditët me mot të keq e në kushte të vështira,

Ju rekomandojmë drejtuesve të automjeteve respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si e vetmja mundësi që shmang e parandalon aksidentet. KUJDESI ka vetëm dobi./albeu.com


Shtuar 31.01.2022 12:44