Moti i acartë, meteorologia: Deri në çfarë DATE do të na mbërthejë i ftohti

Moti i ftohtë është aktualisht një nga temat më të diskutuara në vend dhe kjo situatë ka sjellë edhe mbylljen e shkollave.

Meteorologia Tanja Porja thotë se mbrëmjen e sotme largohen rreshjet nga vendi dhe kjo sjell ulje të temperaturave për të cilat flitet kaq shumë.

Nga dita e shtunë deri në ditën e mërkurë do të jemi në këto temperatura shumë të ulëta që flitet, të cilat pritet të zgjasin deri në 5-6 shkurt.

Ditën e sotme reshjet do të jenë prezente deri vonë pasdite dhe mbrëmja do të sjelli motin e ftohtë, por të kthjellët.

Dita e nesërme nis me 6 gradë më pak, nga -3 që ishte dita e sotme, temperatura do të shkojë në -9 °C në zonat malore. Kjo rënie do të vazhdojë e lehtë edhe ditën e diel ku do të arrijë në -10 °C. Më pas dita e hënë ftohet akoma më shumë duke arritur në -12 °C.
Përsa i përket rreshjeve, e shtuna do t’i ketë të pakta, sasi të papërfillshme kryesisht veri lindja dhe jug lindja ndërsa pjesa tjetër është me diell dhe mot shumë të ftohtë.

E diela dhe e hëna kryesisht kthjellime, vetëm prezencë të flokëve të pakët të dëborës në zona të izoluara.Edhe e marta mbetet me temperatura shumë të ulëta, pritet deri në dy gradë më pak se dita e hënë, pra deri në -14 gradë.

Meterologia Tanja Porja ka ndarë edhe një kuriozitet ku tregon vlerat më të ulta historike në vendin tonë.
Vlera mininale apsolute për Tiranën është -10.4 °C e shënuar në vitin ’68. Në Janarin e 2017 është shënuar -8.2 °C. Ndërkohë në këtë ngjarje atmosferikë të këtij viti nuk do të zbres më poshtë së -6 °C./albeu.com/

Shtuar 21.01.2022 10:19