Moti bën kthesën e papritur për nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites vonë. Më pas shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Të lidhura

None found

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri ën 25 gradë celcius, ndërs ato minimale në 5 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/s.


Shtuar 11.04.2026 18:31

Tags: ,