Moti “afrikan” pushtoi Shqipërinë, meteorologët: Ja edhe sa ditë do vazhdojë i nxehti

Shqipëria do të vijojë të jetë e “mbërthyer” nga i nxehti Afrikan edhe për javën që presim përpara.

Por surpriza ka rezervuar fundi i kësaj jave, ku pritet të ketë edhe shtrëngata dhe reshje lokale shiu.

Sipas sinoptikanëve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, fillimi i javës si dhe ditët në vijim (dita e Hënë deri ditën e Mërkurë) vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë. Kjo për shkak se mbi vendin tonë do të vijojnë ndikimin e tyre masat e nxehta nga Afrika e Veriut.

Por duke nisur nga dita e Enjte situata meteorologjike ndryshon pasi fillon terheqja e masave të nxehta dhe zëvendësohen nga ato më te freskëta me origjinë nga veriperëndimi.

Moti (dita e Enjte) do të jetë i kthjellët por me alternime vranësirash më të theksuara në zonën e veriut ku do të shoqërohen me reshje shiu.

Ato të do jenë të dobta dhe sporadike dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtër.

Po ashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kësaj radhe më të theksuara në zonën e Jugut. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët.

Përreth relieveve malore në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

Përgjatë vijës bregdetare do të jenë sporadike në formën e pikave.


Shtuar 1.08.2021 16:23