Mot i qëndrushëm, si parashikohet dita e premte

Duke filluar nga dita e nesërme gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë për nesër moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Në relievet malore në lindje moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje dëbore të dobta dhe afatshkurtra.

Për shkak të temperaturave kryesisht në vlera negative në rrugë parashikohen ngrica të cilat në zonat e thella malore do të qendrojnë edhe gjatë orëve të ditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 3-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton intensitet dhe bëhet intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -7 deri 0°C

në zonat e ulëta -5 deri 11°C

në zonat bregdetare 0 deri 12°C


Shtuar 10.03.2022 22:46

Tags: ,