Moska zhvillon koncert festiv në përvjetorin e aneksimit të rajoneve ukrainase

Mijëra njerëz u mblodhën sot në Sheshin e Kuq të Moskës për të festuar përvjetorin e parë të aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës, mes sloganeve të tilla si “një komb, një familje, një Rusi” dhe “Donbass është Rusia e Re”.

Në shtator 2022, saktësisht një vit më parë, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi dokumentet që aneksonin rajonet ukrainase të Donetskut, Lugansk, Zaporizhia dhe Kherson në Rusi.

Të lidhura

None found

Putin pretendon, nga ana e tij, se këto toka “u kthyen në atdheun e tyre historik” dhe në këtë kontekst 30 shtatori festohet tani në Rusi si “Dita e Ribashkimit”.

Mirëpo, këtë vit presidenti rus nuk ka marrë pjesë në eventet përkatëse.

Aneksimi i këtyre zonave në Federatën Ruse është dënuar nga Kievi dhe Perëndimi si i njëanshëm dhe i paligjshëm.

Duhet të kujtojmë se Rusia nuk i kontrollon plotësisht këto katër rajone ukrainase që forcat e Kievit po përpiqen të çlirojnë.


Shtuar 29.09.2023 19:13