Teksa Kuvendi mban sot seancën e radhës, jashtë dyerve të tij po protestohet kundër rritjes së pagave për deputetët.
Është Lëvizja Bashkë ajo që e mban protestën, teksa parlamenti miraton sot projektligjin që rrit rrogat e ministrave dhe deputetëve.
Lëvizja Bashkë është mbledhur para parlamentit për të protestuar kundër këtij ligji, teksa mbajnë në duar një pankartë “Mos u ngopshi” dhe kanë hedhur dhe para false në tokë.