“Mos u ndikoni nga presionet”, zbardhet mesazhi i ambasadores Kim për kreun e ri të SPAK

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim rreth 60 minuta paraditen e 5 janarit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Nga informacionet e gazetares Klodiana Lala, BalkanWeb raporton se në takimin me kreun e SPAK, Dumani, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka inkurajuar të gjithë prokurorët të luftojnë krimin e korrupsionin e të ndëshkojmë me prova dhe fakte të gjithë ata që konsiderohen “peshqit e mëdhenj” të krimit e korrupsionit, duke u kërkuar atyre të mos intimidohen apo ndikohen nga presione apo njerëz të veshur me pushtet por të bëjnë drejtësi.

Kjo vizitë është e para e diplomates amerikane pas zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, Altin Dumani.

Yuri Kim ka zgjedhur këtë institucion të drejtësisë shqiptare për të vizituar të parin për vitin e ri 2023.


Shtuar 5.01.2023 11:54