Mos shpenzo para kot: Me këto 7 këshilla ekspertësh, do të kurseni më shumë se 30% në karburant

Shumica e ekspertëve të automobilave kanë rënë dakord që nëse i zbatoni këto 10 urdhërime, nuk do të gaboni më për xhepin tuaj.

Pasi të lexoni këtë tekst, me siguri do të mërziteni kur të kuptoni se sa para keni shpenzuar deri më tani për shkak të mirëmbajtjes së gabuar të makinës suaj.

Albeu.com më poshtë do ju tregojë disa këshilla se si të harxhoni më pak karburant.

Parkoni makinën në garazh

Garazhi e mban makinën të ngrohtë në dimër dhe të ftohtë në verë. Në këtë mënyrë, nuk do të shpenzoni karburant për ngrohjen e makinës dhe as nuk do t’ju duhet të ndizni kondicionerin sa herë që uleni në makinë.

Lereni në hije

Kur temperaturat janë të larta, është mirë që makinën ta largoni nga dielli, sepse përveç ngrohjes së saj, nga nxehtësia avullohet sasi e konsiderueshme e karburantit.

Fryni gomat

Balanconi gomat. Gomat e pabalancuara, të cilat kanë presion të pabarabartë, të ulët, konsumohen më shpejt dhe ofrojnë rezistencë më të madhe, kështu që motori duhet të funksionojë më shumë për të ruajtur shpejtësinë e dëshiruar. Gomat me presion të ulët rrisin konsumin e karburantit deri në 15 për qind.

Mirëmbani motorin

Një makinë që nuk e ka kaluar testin e kolaudimit me defekt, mund të konsumojë deri në 30% më shumë karburant.

Zëvendësoni filtrat e ajrit

Vëzhgoni filtrat e ajrit të motorit. Kur gjethet, merimangat dhe papastërtitë e tjera grumbullohen mbi to, ato duhet të zëvendësohen sepse mbytin motorin. Filtrat e pastër të ajrit mund t’ju kursejnë deri në 10% karburant. Sa herë që ndërroni vajin, do të ishte mirë të ndërroni edhe filtrat e ajrit. Rreth çdo tre muaj.

Përdorni vaj cilësor

Nëse përdorni vaj të rekomanduar nga prodhuesi i makinës suaj, mund të kurseni 1 deri në 2% në karburant.

Mos kurseni në mirëmbajtje

Makina do të funksionojë në mënyrë optimale, nëse e mbani atë në mënyrë optimale. /albeu.com/


Shtuar 29.03.2022 18:21

Tags: