Ish-kreu i byrosë politike të talebanëve, Sayed Muhammad Tayyab Agha, i ka bërë thirrje botës perëndimore dhe SHBA-ve që ta njohin qeverinë e re.
Ai ka shtuar se qeveria e re do të jetë gjithëpërfshirëse, ndaj edhe nuk duhet izoluar nga partnerët ndërkombëtarë.
Agha i ka kërkuar grupit të punës që merret me formimin e qeverisë dhe institucioneve të reja që të përfshijnë edhe etnitë e tjera në qeverinë e re si dhe sa më shumë të rinj.
Por afganët ndërkohë vijojnë të arratisen nga vendi i tyre, pasi ata i tremben se me ardhjen e talebanëve sërish në qeveri, ata do të ndjekin praktikat e mëhershmë ku cungonin rëndë të drejtat e grave./albeu.com