“Mos më bëj si cub”, Ruçi përplaset sërish me Gjuzin: Shijoje dhe këtë një muaj

Nuk ka munguar as këtë të enjte përplasja mes kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçit dhe deputetit Kujtim Gjuzi.

Deputeti Gjuzi mori fjalën për procedurë dhe i tërhoqi vëmendje kryetarit të parlamentit  se javën e shkuar nuk kishte kërkuar interpelancë me ish-kryeministrin Berisha.

Pjesë nga debati:

Gjuzi: Kryetar unë e di mire kushtetutën nuk kam ardhur kot këtu, nuk e thirra Berishën të vijë në interpelancë.

Ruçi: Shijoje këtë muaj që të ka mbetur, nuk mësove asgjë

Gjuzi: Unë kryetar I një partia dhe jo asaj komuniste

Ruçi: Sa të rrosh do mësosh. Dhe një muaj e ke dhe mesa duket nuk ke për të mësuar rregullat e një kuvendi në një sistem demokratik. Më mirë e asaj partie që the ti se sa i një partie… o Kujtim… ulu, uluu, ulu! Mos më bëj si cub mua, se kur të shoh se ç’më dukesh, por kur të njoh.. thotë populli.

Sot u betuan dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.

Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Raboshta.


Shtuar 27.05.2021 10:58