Nënë Liza, një prej personave simbol të protestave të banorëve të lagjes “5 Maji” në kryeqytet, ishte mbrëmjen e sotme para sheshit të Kryeministrisë.
E moshuara i është përgjigjur kryeministrit gjatë fjalës së saj, pasi ky i fundit e quajti protestën një turp kombëtar.
Ajo i bëri thirrje atij që të mos ndihet i turpëruar, pasi në protestë nuk dalin për qejf, por nga halli.
“Në rrugë të madhe jemi. I bëj thirrje të mos i vijë turp hiç që dalim këtu. Unë jam 85-vjeçare dhe do të dal përditë këtu. Të mos thotë se ka turp se ky popull nuk del për qejf.
Burrash duhet të dalë këtu në penxhere. T’i heqë ato metaliket që ka blinduar. Kryeministri dhe Erion Veliaj t’i vënë gishtin kokës dhe të mos tallen me këtë popull. Edhe policia t’i vërë gishtin kaptinës”, u shpreh ajo./albeu.com/