Republika e Gambias në Afrikën Perëndimore u ka kujtuar turisteve britanike dhe europiane që vendi i tyre ka mjaft asete.
Ata kërkojë të ndryshojnë reputacionin e tyre si një “pikë e nxehtë” e turizmit seksual.
Sipas “The Times”, Bordi i Turizmit i Gambisë tha se donte vizitorë “cilësorë“, dhe jo njerëz që “vijnë vetëm për seks”.
Kjo pasi janë të shumta gratë e moshuara nga Britania dhe Evropa të cilat shkojnë në këtë shtet vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale me djem të rinj në këmbim të parave.
Por tashmë do ta ndryshoje këtë perceptim.
Gambia ka njoftuar se dëshiron të heqë reputacionin e saj si një pikë e nxehtë e turizmit seksual për gratë e moshuara që udhëtojnë atje nga Britania dhe Evropa në kërkim të burrave më të rinj.
Zyrtarët shpresojnë se turistët në vend të “seksit në këmbim të parave” do të fokusohen në disa nga asetet e tjera të kombit të Afrikës Perëndimore, të tilla si dy vendet e tij të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe kafshët e egra të gjalla.
Vendi ka 560 lloje zogjsh.
“Ajo që ne duam janë turistë cilësorë”, tha Abubacarr Camara, drejtor i Bordit të Turizmit në Gambia. “Turistët që vijnë për të shijuar vendin dhe kulturën, por jo turistët që vijnë vetëm për seks.”
Ish-kolonia britanike njihet si një destinacion ku të rinjtë janë të gatshëm të bëjnë seks me femra të moshuara britanike për para.
Turizmi seksual filloi të rritet në vitet 1990 me paketa turistike buxhetore në vendin, i cili ka një popullsi prej rreth 2.5 milionë banorë.