“Mos e prisni punën t’iu vijë me aeroplan te shtëpia”, Rama: 200 shqiptar të punësuar te WizzAir, synohen 500

Në fjalën e tij në aeroportin e Kukësit, kryeministri Edi Rama tha se në kompaninë që sot uli 4 avionët parë, ka 200 shqiptarë të pënusuar dhe plani është për shkuar në 500.

Ai ftoi të gjithë kush ka dëshirë pasi kompamia të hapë aplikimet, të aplikojnë dhe të provojnë veten pasi është një punë cilësore dhe e paguar mirë.

“Ajo që vlen të theksohet ktu dhe nuk e di pse drejtori nuk e përmendi është punësimi. Sot kompania kompnia WizzAir ka 200 shqiptar të punësuar dhe plani është për shkuar në 500 të punësuar.

Në muajt në vijim kompania do të hapi thirrjet për të punësuar të rinj. Janë vende punë cilësore dhe të paguara mirë. Sigurisht të gjitha ata që dëshirojnë të provojnë veten dhe të punësohen në këtë kompani duhen mos e presin t’ju vijë me aeroplan te shpia, por të shkojnë dhe të aplikojnë,” u shpreh Rama. /albeu.com


Shtuar 4.02.2022 11:02