Hapen aplikimet për stacionet e plazheve për vitin 2024, procesi përmes e-Albania (VIDEO)

Janë hapur aplikimet stacioneve të plazheve për vitin 2024. Procesi i aplikimit do të kryhet i gjithi online përmes e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin e tij social Facebook, ku tregohen hapat se si kryhet aplikimi në e-Albania.

“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama.

Aplikimet për stacionin e plazheve për sezonin e ardhshëm turistik janë hapur më herët se vitet e tjera, nisur kjo edhe nga bumi i turistëve që pati vendi ynë. Qeveria thotë se hapja më herët e aplikimeve ka si synim që të jenë më të përgatitur për sezonin e vitit që vjen. Aplikimet do të jenë të hapura deri në fund të këtij viti, pra për rreth dy muaj./albeu.com 


Shtuar 6.11.2023 08:32