Morinë/ “Hape krahun, uli xhamat e zi”, eurot në pasaportë, policët zhdukin nga TIMS pasagjerin, “çajnë” xhepat me monedha

Kalimi i makinave të pa zhdoganuara dhe i personave pa teste anti COVID dhe vaksinë në kufi, janë disa nga shkeljet më të shpeshta të policëve të arrestuar në Morinë, të dokumentuara nga  përgjimet me video dhe audio.

Abcnews.al ka zbardhur 2 raste të tjera, ku bëhet fjalë për marrje rryshfeti nga ana e policëve për të kaluar makina të pazhdoganuara  si të personave që nuk kishin me vete të gjithë dokumentet që u duheshin për të kaluar në kufi.

Përgjimet e zbardhura nga abcnews.al dokumentojnë rastet e korrupsionit

Punonjësi i policisë thërret një shtetas, ky dyshohet të jetë koleg

Polici: O Arben…. ka sjellë krejt makina ky… sjell makina ky.

Kolegu tjetër Arbeni: (Nuk kuptohet përgjigjia)

Polici: O Arben?

Arben.G i drejtohet pasagjerit: Nga je ti?

Shtetasi: Nga Burreli (në vijim bisede që nuk mund të transkriptohet)

Polici: Ku është ai djali?

Shtetasi: Iku në makinë.

42.2.4. Punonjësi i policisë Fatri Braha duke ju shpjeguar kolegut me emrin Arben që hyn në kabinë: I thashë tre makina nuk lejohet (ndërkohë vijon bisedën me pasagjerin por nuk kuptohen fjalet). Ndërkohe gjatë kësaj kohe pasagjeri që komunikon hedh një dokument në dukje pasaporte mbi tavolinën e punonjësit të policisë Fatri Braha të mbyllur. Punonjësi i policisë e merr dhe pasi e hap nga brenda pasaporta bie një valute në dukje prerje 10-euro. (Pasqyruar në procesverbalin e kqyrjes me fotografi). Sipas prokurorisë dhënia e rryshfetit nga shtetasi kundrejt presionit që i është krijuar në bashkëpunim me kolegun Arben nga punonjësi i policisë Fatri Braha është kundrejt mosveprimit nga ana e punonjësit te policisë, pasi ky i fundit nëse konstaton se brenda periudhës gjashtë mujore ke kryer hyrje në R.Sh të disa mjeteve të cilat rezultojnë të pa zhdoganuara ka detyrimin që shtetasin në fjalë mënjëherë sa e konstatojnë ta dërgojnë të shoqëruar në ambinetet e doganës për kryerjen e procedurave doganore. Në sistemin TIMS është bërë një veprim fiktiv nga punonjësi i policisë Fatri Braha duke thënë se “Ju kalua doganës për veprim”, por në fakt ky veprim nuk është kryer.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rubrika hyrje, në këtë interval kobor ora 16:21 deri ne oren 16:25 min, janë përpunuar dokumentat e shtetasve R.LL drejtues i automjetit autoveture dhe shtetasit E.LL pasagjer në të njëjtin automjet. Duke u bazuar edhe tek biseda e kryer nga verifikimi i metejshëm në sistemin TIMS, të dhëna personale të shtetasve, rezulton se kanë futur një numër të konsiderueshëm automjetesh në R.Sh ku dyshohet se i tregëtojnë. Në orën 17:11 min në kabinën ku ende është duke punuar punonjësi i policisë Fatri Braha paraqiten disa shtetas nga Kosova. Biseda e zhvilluar midis tyre dhe punonjësit të policisë për aq sa kuptohet është si më poshtë:

BRAHAF: Ti je Arsimi ee?

Shtetasi KS: Po

BRAHAF: Si e ke emrin ti?

Shtetasi tjeter Kosovar: Bajrush, dokumenti ka mbaru krejt

BRAHAF: A jeni tre veta?

Shtetasi KS; Katër jemi

BRAHAF: Hape krahun pak uli xhamat se je me xhama te zi….ma jep dokumentin ti

Shtetasi KS; E ka harru

BRANAF: Shko mere ku e ki. A e di familja qe ka ik?

Shtetasi KS; E di

BRAHAF: A keni bo vaksina ju? Testin?

Shtetasi AS: Po e kemi

BRAHAF: Po ato mbrapa? (për disa sekonda fjalë qe muk kuptohen ndërkohe që ju merr dhe telefonat e kontrollon vaksinat)

Shtetasi KS; Jo vaksinat i kena krejt të tre

BRAHAF: Njoni s’e ka as dokumentin as ate

Shtetasi KS: Per një kafe…

BRAHAF:….Merr ne dorë një dokument në dukje pasaportë brenda se cilës është një kartmonedhe prerje 10-teshe euro dhe e vendos para pajisjes skaner. Deri ku jeni tu shku mor?

Shtetasi Ks; Deri te ditelindja e axhes. Hajt faleminderit (momenti kur marrin dokumentat dhe lejohen të hyjnë në Shqipëri.)

43.1. Ajo që konstatohet ështe se në mungesë të testeve Covid-19 dhe për shkak se njeri prej shtetasve nuk disponon dokumenta udhëtimi Fatri Braha në formë presioni ju kërkon shtetasve ryshfet, kërkesë për të cilën ata bien dakord në këmbim të lejimit të udhëtimit për në Shqipëri. Nga verifikimi në sistemin TIMS rubrika hyrje shtetas të huaj rezulton se në këtë interval kohor nga punonjësi i policisë Fatri Braha janë përpunuar dokumentat e shtetasve Kosovare A.J , B.H. i cili është edhe drejtues automjeti me të cilin udhëtojnë të katërt shtetasit autoveturë si dhe B.Z.

Pasagjeri i katër nuk rezulton të jetë i regjistruar në sistemin TIMS duke argumentuar kështu edhe marrjen e ryshfetit nga punonjësi i policisë Fatri Braha (Pasqyruar te të dhënat dhe momenti i dhënies së ryshfetit).

Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera në kabinën nr.2 ku është instaluar pajisja përgjuese audio dhe video konstatohen paligjshmëri dhe veprime korruptive nga punonjësi i policisë Muhamet Cengu i cili në orën 17:34 minuta zvendësohet në postin e punës nga punonjësi Dashnor Braha. Punonjesi i policisë, i cili është i ulur në këtë kabinë Muhamet Cengu (identifikuar nga përpunimi i pasagjerit Florim.M në orën 16:14, krahasuar me fotografinë e shfaqur në kompjuter), ngrihet nga karrigia e tij dhe i liron vendin kolegut të vet, Dashnor Brahes. Pasi çohet nga karrigia, fut dorën në xhepin e pantallonave dhe pasi nxjerr dorën vërehet që të mbajë në dorë një sasi monedhash valute sipas pamjeve të pasqyruara në procesverbalin e këqyrjes. Pasi e kalon atë shumë parash (prerje euro të palosura) në dorën tjetër, fut persëri dorën e majtë në xhep dhe prej andej nxjerr nje sasi monedhash në dukje hekuri, te cilat më pas i hedh në çantën e kolegut te tij, e cila gjendet mbi tavoline me ngjyre jeshile dhe material në dukje rrobë. (Cante, e cila mbahet gjatë gjithë kohës nga punonjësi Dashnor Braha) Po ashtu, pasi fut doren në xhep për herë të dytë, e zbraz monedhat persëri tek çanta ngjyrë jeshile.

Ne përfundim të këtyre veprimeve njëri nga punonjesit e policise (Muhamet Cengu) del jashtë, ndërsa punonjësi i policisë, i cili është i ulur para kompjuterit, çantën jeshile e vendos mbi çantën ngjyre të zezë, të cilen e mbante në dorë kur hyri në kabinë, ndersa çantën ngjyre jeshile e kishte brenda ne kabine mbi tavolinë punonjësi i policise, i cili u largua. Dëgjohet edhe një bisedë mes tyre, (Dashnor Braha punonjësi i ulur dhe punonjësit që rifutet në kabinë i dyshuar si Muhamet Cengu)./abcnews.al