Mori ryshfet për të favorizuar të dënuarit, SPAK mbyll hetimet për gjyqtaren Zamira Vyshka

SPAK ka mbyllur hetimet, për gjyqtaren e Elbasani Zamira Vyshka, avokatin Ilir Pashaj dhe të pandehurve të tjerë.

SPAK ka marrë të pandehur 5 persona, ku përveç Vyshkës e Pashajt nën hetim janë marrë edhe 3 familjarë që do ndërhynin tek gjyqtarja për uljen e dënimit të Xhulio Musait në këmbim të parave.

Prokuroria i ka komunikuar akuzën të martën Vyshkës dhe tashmë do përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal.

Të mërkurën akuzat i janë komunikuar edhe Taulant Romallarit dhe Adrea Tiranës.

Romallari akuzohet për korrupsion, ndërsa Tirana për mos kallëzim. Ndërsa këtë të enjte Spak do i komunikojë aluzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj. Pas komunikimit të akuzave, pritet që dosja ndaj ish gjyqtares e personave të tjerë ti kalojë Gjykatës.


Shtuar 29.12.2022 10:58