Danilo Vuçiç, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka qenë i pranishëm gjatë ditës së sotme në Graçanicë për festën e Vidovanit, ku ka takuar serbët e pranishëm.
Ndërkohë ai ka mbajtur me vete edhe një bluzë me shkrime nacionaliste ku shkruhej “Dorëzimi nuk është një mundësi”.
Por gjatë kthimit në Serbi mediat në Kosovë raportojnë se Danilo është ndaluar nga policia.
Sipas asaj që shkruan RTV Dukagjini, djalit të Vuçiçit i kanë hequr fanellëm me mbishkimin nacionalist.
Vidovdani është një festë që serbët e kremtojnë për nder të të rënëve në betejën e Kosovës në 28 Qershor 1389, që u luftua mes serbëse dhe aleatëve të tjerë ballkasnas, mes tyre edhe shqiptarë, kundër Perandorisë Osmane.