Mori peng bashkëshorten dhe e dhunoi, në pranga 34 vjeçari në Gjirokastër

Një 34 vjeçar në Gjirokastër është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për dhunë dhe heqje të paligjshme lirie ndaj bashkëshortes së tij.

 

 

 

Njoftimi i plotë i policisë: Dropull

Shërbimet e Postës së Policisë Dropull kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka marrë me forcë në banesë, partneren e tij 36-vjeçare, dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 19.07.2021 13:05