Mori para me makinë kalimtarët te Liqeni, arrestohet 29-vjeçarja: Kjo është gjendja e të plagosurve

 Policia e Tiranës ka arrestuar shoferen 29 vjeçare që mori para 3 kalimtarë në trotuara mbrëmjen e djeshme te Liqeni.

Mësohet se reja humbi kontrollin e automjetti dhe më  pas përplasi 3 kalimtarë, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë telefoni.

Dy prej të plagosurve kanë dalë nga spitali dhe janë të gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një tjetër ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve,

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen E. G., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasit B. H., V. H. dhe A. T. Shtetaset V. H., dhe A. T. pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi B. H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. /albeu.com