Kryeministri izraelit Naftali Bennett, zhvilloi një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Moskë.
Takimi zgjati për rreth tre orë dhe sipas një njoftimi të zyrës së shtypit izraelit, takimi u zhvillua me lejen a administratës amerikane.
Zyrtari izraelit tha se vizita diplomatike e Bennett ishte gjithashtu e koordinuar me Gjermaninë dhe Francën dhe shtoi se udhëheqësi izraelit “është në dialog të vazhdueshëm me Ukrainën”. Pas përfundimit të takimit të Moskës, Bennett pritrt të shkojë në Berlin për një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz, tha zyrtari izraelit.
Tre ditë më parë, Bennett zhvilloi biseda të veçanta telefonike me Putinin dhe Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Zelensky i ka bërë thirrje Izraelit që të ndërmjetësojë përpjekjet për të arritur një armëpushim.
Ndërsa Izraeli e ka dënuar pushtimin e Rusisë në komentet e ministrit të Jashtëm Yair Lapid, vetë Bennett i ka shmangur kritikat e drejtpërdrejta ndaj Rusisë apo Putinit.
Izraeli ka kërkuar të mbajë marrëdhënie të mira me Rusinë në vitet e fundit në mënyrë që të mund të vazhdojë sulmet ajrore kundër objektivave iraniane në Siri, të cilat Izraeli i konsideron si kritike për të parandaluar transferimin e teknologjisë së raketave të drejtuara me saktësi te Hezbollah.