Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Selishtë të Dibrës.
55-vjeçari Imer Capa, i cili tentoi të vriste me gërshërë bashkëfshatarin pas një konflikti për motive të dobëta është arrestuar.
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të policisë është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com