“Mori 220 mijë euro nga Rama”, Alibeaj i përgjigjet Berishës: Nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka

Pasi Sali Berisha e akuzoi se mori shpërblim prej 220 mijë eurosh nga Edi Rama, Enkelejd Alibeaj I është përgjigjur ish-kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, Alibeaj shkruan se Berisha u bojkotua masivisht nga demokratët më 14 maj dhe kjo është arsyeja që vazhdon të hedhë llum dhe baltë, që t’i mbijetojë katastrofës elektorale.

Të lidhura

None found

Alibeaj dha dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i kryetarit të komanduar të PD-së dhe shkruan se ky veprim është për të mirën e demokratëve. Sakaq, i kërkon edhe Berishës të largohet pasi dorëheqja e tij do të jetë çlirim për demokratët.

Alibeaj: Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Sali Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt! Edi Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për tu paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymarrje për ta..

Më herët, në një dalje për mediet Berisha e akuzoi Alibeajn se ka marrë një shpërblim prej 220 mijë eurosh nga Rama. Ai theksoi se Alibeaj dhe Basha janë larguar përfundimisht nga PD./Albeu.com/


Shtuar 18.05.2023 14:53