Morën ryshfet duke lejuar kamionët të kalonin pa u kontrolluar, arrestohet doganieri dhe polici, një në kërkim

Me urdhër të AMP-së, 2 zyrtarë policie janë arrestuar nën akuzën e korrupsionit. Mësohet se në pranga ranë përgjegjësi i doganës dhe doganieri, ndërsa një tjetër punonjës i doganës është shpallur në kërkim.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.


Shtuar 24.12.2023 10:15