Morën peng dy persona në Berat, prangosen autorët

Ditën e djeshme u njoftua nga policia se dy persona në Berat ishin marrë peng dhe ishin dhunuar.

Ndërsa sot policia bën me dije se ka arritur të arrestojë pengmarrësit.

Ata kanë qenë 3 persona dhe dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta.

Njoftimi:

Berat – I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme./albeu.com/

Shtuar 7.02.2022 09:18