Morën peng 32-vjeçarin, arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit

Policia e Devollit, ka arrestuar vëllain e deputetit të PD-së, Bledion Nallbatit, si dhe dy shtetas të tjerë, të cilët akuzohen se kanë marrë me forcë nga banesa për motive të dobëta një 32-vjeçar, e kanë kërcënuar me jetë dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Në pranga janë vënë shtetasit Alti Nallbati, 42-vjeç, i njohur me nofkën “Duçja“, banues në Bilisht, dhe Trajan Çeliku, 38-vjeç, banues në fshatin Braçanj, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, është vënë në pranga dhe shtetasi Marsel Buci, 37-vjeç, banues në Devoll, i akuzuar për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 27 tetor, ku tre shtetasit e mësipërm dyshohet se kanë marrë me forcë nga banesa e tij në fshatin Vishocicë, 32-vjeçarin Ilir Topçiu dhe e kanë çuar në ambientet e një biznesi privat, ku e kanë mbajtur për disa orë duke e dhunuar dhe kërcënuar.

“Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë marrë me forcë nga banesa shtetasin I. T., 32 vjeç, banues në fshatin Braçaj, Bashkia Devoll, i cili ishte me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe e kanë çuar në një biznes privat, ku është keqtrajtuar. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e motivit të saj”, – thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Shtetasit e mësipërm rezultojnë me precedentë penale.

Trajan Çeliku dhe Marsel Buci, u përfshinë në ngjarjen e regjistruar më 1 Tetor në qytetin e Bilishtit, ku së bashku me njhë shokun e tyre, sulmuan me dru bejsbolli, 39-vjeçarin Guri Mazelliu.

Në atë ngjarje, Marsel Buci mbeti i plagosur me thikë.

Ndërkohë, Alti Nallbati, vëllai i deputetit të PD-së Bledion Nallbati, u përfshi në ngjarjen e ndodhur më 3 maj, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, ku u kunfliktua me një shofer kamioni dhe e dhunoi me grushte.


Shtuar më 1.11.2025 12:47

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş