Morata shumë pranë Barcelonës por ka një problem

Alvaro Morata është një emër i nxehtë ditët e fundit në merkato pasi lojtari spanjoll pritet t’i bashkohet Barcelonës në janar.

Mediat spanjolle por edhe ato italiane konfirmojnë se lojtari është dakort të bashkohet me ekipin e Xavit. Pasi transferoi dhe zyrtarizoi sot Ferran Torres, Xavi dëshiron edhe Moratan për repartin sulmues. Transferimi mund të ndodhë por ka një problem.

Barcelona në fillim duhet të largojë dy sulmues. Yusuf Demir dhe Luuk de Jong janë ato sulmues të cilët priten të largohen nga Barcelona për t’i hapur rrugë transferimit të Alvaro Morata./ h.ll/albeu.com


Shtuar 3.01.2022 15:49