Këtë të hënë, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, është paraqitur në SPAK.
Pas daljes nga prokuroria, ajo tha për gazetarët se u ka kërkuar personave në brendësi të prokurorisë dhe stafit që të votojnë në 11 maj koalicionin opozitar.
“U kërkova votën për koalicionin opozitar. I takova të gjithë. Unë kërkoj votën për babain e fëmijëve të mi. Do ta kërkoj votën deri në fund”, tha Kryemadhi duke iu referuar kreut të PL, Ilir Metës, i cili garon në listën e hapur të Tiranës.