Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, flet pas daljes nga SPAK

Mëngjesin e sotëm, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço, u paraqit në SPAK. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK,

ai është shprehur se ishte thirrur për çështjen CEZ-DIA.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka rihapur në vitin 2019, çështjen CEZ-DIA, pas një denoncimi të juristit të Operatorit të Shpërndarjes Romeo Karaj, si dhe pas disa shkrimeve mediatike.

Për këtë çështje, në SPAK është thirrur dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të dhënë shpjegime për marrëveshjen mes kompanisë çeke CEZ, e cila bleu në vitin 2009 kompaninë shqiptare të shpërndarjes së energjisë, dhe shoqërisë DIA, për mbledhjen e borxheve.

Meta vazhdimisht ka thënë se ai nuk kishte asnjë lidhje si me çështjen e CEZ-it, si me marrëveshjen e kompanisë çeke me DIA-n.

Çështja është gjykuar njëherë në vitin 2017 ku është dënuar me 11 vite burg administratori i DIA-s, Kastriot Ismailaj.


Shtuar 19.03.2024 10:46