Monika Kryemadhi e bindur: Flakë për flakë me PS e PD! Kaq mandate marr në Tiranë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetarët dhe sekretarët e kësaj force politike në Bashkinë e Tiranës.

Takimin Kryemadhi e ka bërë publik me anë të një story në instagram. Ajo shkruan se LSI është gati për të marrë 11 mandate në Tiranë. Të 11 deputetët shprehet ajo do të jenë mbështetje për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

#Takimorganizativ
#VOTO6LSILSI është gati për 11 mandate në Tiranë. 11 deputetë që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik e social. Ata do të çojnë përpara misionin #SHQIPËRIAshtëpiaJUAJ

 

 


Shtuar 7.04.2021 21:03