Momenti kur Martinaj i ofron 50 milionë euro grupit kriminal për ta liruar, Hoxha: Video-ja nuk qarkullon më

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në studion e “Log.” u shpreh se video e shumëpërfolur e Ervis Martinajt ku ai i ofron një grupi kriminal 50 milionë euro për ta liruar është zhdukur dhe se nuk ka më një video të tillë në qarkullim.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Hoxha ke thënë që ke parë një video?

Hoxha: Ku e ke dëgjuar ti këtë. Nuk po të them as e kam parë e as nuk e kam parë. Nëse dikush thotë se e kam parë ti duhet të shkosh tek Policia Gjyqësore, unë nuk kam plan të shkoj atje sot.

Xhafo: Ku qarkullon video?

Hoxha: Nuk qarkullon asgjë më./albeu.com


Shtuar 11.10.2022 21:32