Pamjet tronditëse shihen ku treni merr para një foshnje në një karrocë. Siç raportohet, foshnja tre muajshe për fat të mirë nuk ka pësuar lëndime.
Foshnja ka shpëtuar për mrekulli, kur karroca ku ajo ishte shtrirë u shkëput nga duart e nënës së saj dhe u drejtua drejt shinave hekurudhore në stacionin e trenit Banbury në Oxfordshire.
Pamjet e kamerave, treguan momentin tronditës kur karroca u rrotullua.
Në pamje duket një grua e cila e ngriti karrocën menjëherë.
Në ato momente, mbërriti një tren i cili preku karrocën dhe rrëzoi në tokë foshnjën. Për fat të mirë, karroca nuk ra brenda shinave të trenit, ku do ishte një fund i tmershëm për fëmijën e vogël.
Menjëherë kanë mbërritur mjekët ndihmës, ku mjekuan foshnjën e vogël që shpëtoi mrekullisht.
Përfaqësuesi i stacionit të trenit tha për MailOnline, se drejtuesi i trenit nuk kishte kryer asnjë shkelje operacionale nga ana e tij gjatë incidentit.
Gjithashtu, mjekët erdhën në vendngjarje për ti dhënë ndihmë. Ndëkohë nëna dhe gjyshja e foshnjës thuhet se ishin shumë të shqetësuar pas frikës.