Momenti kur dy të plagosurit marrin ndihmën e parë mjekësore (VIDEO)

Policia ka reaguar pas aksidentit të sotëm në kryeqytet ku një autobus u përplas me një makinë.

Personat që u përfshinë në aksident mbrëmjen e sotme në rrugën “Vasil Shanto” fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar,  makina ka përfunduar bashkë me autobusin në lumin e Lanës, ndërsa dy pasagjerë janë dërguar në spital.

Ata janë nxjerrë me ndihmën e ekipeve që kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku i është dhënë edhe ndihma e parë shëndetësore.

Dy të lënduarit ndodheshin në makinën e cila i preu rrugën urbanit, dhe se janë jashtë rrezikut për jetën

urbanit.

Shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë mungesa e përqendrimit të shoferit i cili ka humbur kontrollin./albeu.com

 

Shtuar 29.04.2022 21:28